Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

I gjithë publiku në këmbë për Ermonela Jahon, sopranoja shqiptare shkëlqen në Madrid

Lapsi.al 20 July 2017
I gjithë publiku në këmbë për Ermonela Jahon, sopranoja

Ermonela Jaho ka përjetuar emocione të forta në mbyllje të operës që ka interpretuar në Teatro Real.

Në fund të Madama Butterfly, teksa sopranoja shqiptare bashkë me artistët e tjerë përshëndesnin publikun, orkestra nisi të luajë këngën e ditëlindjes. I kushtohej Ermonela Jahos.

Sopranoja është emocionuar shumë nga kjo surprizë. Publiku vazhdonte duartrokiste i ngritur në këmbë. Tashmë duartrokitjet nuk ishin vetëm për interpretimin e Cio Cio San, por për këtë artiste të madhe në zë dhe në shpirt që po shkëlqen në skenat botërore me talentin dhe ndjeshmërinë e saj.

Opera e Puçini-t, me Ermonelën në rolin kryesor ka nisur të luhet në Madrid më 27 qershor dhe ka natën finale më 21 korrik. Vlerësimi, edhe këtë herë, ka qenë maksimal për sopranon shqiptare. "Është e vështirë të shohësh një aktore të këndojë kaq mirë dhe një këngëtare të aktrojë kaq mirë, Jaho nderon operën si artin total", shkruante Elspanol të nesërmen e njërës prej shfaqjeve.

Dhe kjo dashuri e vlerësim e artistëve, publikut, Madridit u shfaq dje në surprizën që iu bë artistes. "Cdo qenie humane e ndjen kur e duan.... Ju falenderoj nga thellesia e zemres sime Madrid...", shkruante Ermonela në videon e Teatrit Mbretëror.

Para surprizës në skenë, në faqen e tij në Twitter, Teatri kishte uruar në shqip sopranon.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI