Flash

Aurela Gaçe shpërthen ndaj gazetares: Do të të kthej në thes për stërvitje

Lapsi.al 20 July 2017
Aurela Gaçe shpërthen ndaj gazetares: Do të të kthej

Ka mjaftuar një shkrim i një gazetareje, emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur që Aurela Gaçe të shpërthejë ndaj saj.

Sipas këngëtares ky tekst kishte hedhur poshtë punën dhe projektet e saj duke shkruar kështu që ajo ka neglizhuar muzikën dhe meret më së shumti me stërvitje.

Diçka tjetër që kishtë irrituar atë ishte dhe përdorimi i fjalës live ishte i shkruar në thonjëza.

Edhe diçka e dashur. “Live” në thonjëza shkruhet për ata që e kanë me thonjëza live-in. Kapish moj motra. Unë jam live prej vërteti, pa thonjëza, o motra.” , është shprehur ajo.

Kujtojmë se Aurela së fundmi është bërë e një vajze të vogël dhe nëpërmjet palestrës po kthehet në gjendjen e saj të mëparshme dhe sa më 'fit'.

“Ooo motra… Mirë që bëni lajm që unë qëlloj thesin, por të paktën mos keqinformoni për punën sepse djersën time s’ja fal askujt të ma fshijë me gomë.‘Aurela ka disa kohë që s’ka sjellë projekte të reja.’- thotë artikulli… O të plaçin sytë, po këto çfarë janë? 3 muaj më parë edhe 1 muaj më parë i kam bërë këto këngë me shumë djersë e kohë e të holla, e për pak ditë vjen tjetra këngë. Mos do nga një në javë ti motra? Po që i bie thesit unë e paske marrë vesh ti, projektet jo? Kush ju punëson juve moj xhaneeeeee… Kush? Më mirë mos ta di kush je, se do të të kthej në thes për stërvitje. Edhe diçka e dashur. “Live” në thonjëza shkruhet për ata që e kanë me thonjëza live-in. Kapish moj motra. Unë jam live prej vërteti, pa thonjëza, o motra.”,- ka shkruar këngëtarja.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI