Flash

Trajneri i kombëtares shqiptare, i lidhur me balerinën e njohur italiane (FOTO)

Lapsi.al 19 July 2017
Trajneri i kombëtares shqiptare, i lidhur me balerinën e njohur

Kur e pamë për krah Armando Dukës në daljen e parë për mediat, me smoking, pak mjekër dhe një stil flokësh shumë cool, i dhamë menjëherë kreditet si trajneri më king i kombëtares deri më sot.

Por vajza të dashura, mbani distancën! Christian Panucci është i fejuar dhe me një super bukuroshe madje. Ajo quhet Samanta Togni dhe është një balerinë e njohur në Itali. 

Samanta madje është shprehur shumë e lumtur për emërimin e tij në krye të kombëtares, edhe pse me sa duket, nuk ka ndërmend ta braktisë karrietën për t’i qëndruar pranë në Tiranë.

“E lumtur për ty”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram. Dhe ai i është përgjigjur ‘faleminderit e dashur’, shoqëruar nga dy zemra. 

Ata kanë disa muaj që janë fejuar dhe para saj Panucci ka qenë i martuar me Isobel Panucci. Gjithashtu ka pasur një marrëdhënie të gjatë me modelen Rosaria Cannavo….histori tipike të futbollistëve simpatikë me vajza nga bota e artit./tiranapost

Të këshilluara

Mesazhi i Ramës për Christian Panuccin

Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të kombëtares shqiptare Christian Panucci, kryeministri Edi Rama i dha një mesazh duke i uruar atij që ta mbajë me...

12:50

Panucci fillon menjëherë nga puna

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka filluar menjëherë nga puna. Pasi dha konferencën për shtyp  ai ka vendosur të shikojë ...

12:19

Milani i pafuqishëm ndaj Dortmundit

Milani ka pësuar humbje 3:1 nga Borussia Dortmundi në ndeshjen e parë të International Champions Cup. Milani i Vincenzo Montellas e ka nisur me humbje aventurë...

14:24

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI