Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Edhe pse 70-vjeç Carlos Santana nuk heq dorë nga kitara

Lapsi.al 19 July 2017
Edhe pse 70-vjeç Carlos Santana nuk heq dorë nga kitara

Në prag të 70-vjetorit, Carlos Santana nuk di të ndahet për asnjë moment nga kitara e tij, me të cilën në fakt identifikohet tashmë.

Një mënyrë e re të luajturi që bota e zbuloi papritur , pak më shumë se 20 vjeç, ende pa arritur albumi i parë i tij në dyqane, me grupin e tij, firmosi një nga perfomancat në “Woodstock”.

Carlos ka lindur në Meksikë, luante në klubet e Tijuanas, qyteti historik në kufi me Kaliforninë dhe më pas u rrit në San Francisco. Pasi punoi si larë pjatash dhe artist rruge, u vu re nga Fillmore West, klubi legjendar i Bill Graham, njeriu që e çoi në “Woodstock”.

Nga një i panjohur në yll për 24 orë, ishte 1969 dhe ajo përzierje e rrokut , bluzit, soul dhe ritmeve latine ishte një sukses, falë hiteve ende të famshëm “Oyo Como Va”, “Evil Ways”, “Black Magic Woman”.

Në vitet ’70-të grupi filloi të kishte keqkuptimet e para, mbi të gjitha dëshira e liderit të grupit që donte të eksperimentonte pasionin e tij për xhazin. Takohet me John McLaughlin, me të cilin nxjerr këngën “Love Devotion and Surrender” që i paraprin albumit me Alice Coltrane.

Santana për një periudhë të gjatë i ktheu shpinën suksesit dhe realizoi albume më pranë xhazit sesa rrokut, duke luajtur me idhujt e tij si Herbie Hancock, Ron Carter, Wayne Shorter dhe Tony Williams.

Kur u kthye në rrugën e rrokut, bota kishte ndryshuar dhe një si ai duhet të priste gjatë, duke jetuar edhe një periudhë me albume të paharrueshme dhe turne të nivelit të mesëm, para se t’i kthehej suksesit.

Suksesi i tij erdhi në 1999 falë idesë së magnatit të industrisë së disqeve, Clive Davis, i njëjti që 30 vite më parë e bëri të firmosë kontratën e parë. Ishte ideja e Davies që të bënte një album me yje të ftuar si Eric Clapton, Lauryn Hill, Wyclef Jean, Dave Matthews, Mana, etj..

Albumi titullohej “Supernatural” dhe përmban dy hite, numri një në klasifikimet e Billboard: “Smooth”, një këngë e shkruar dhe kënduar me Rob Thomas të Matchbox Twenty dhe “Maria Maria”, këngë që i dha emrin një zinxhiri restorantesh meksikane.

Në atë vit albumi ka shitur 15 milionë kopje vetëm në SHBA, ka fituar tetë çmime Grammy si dhe  tre Latin Grammy dhe është suksesi më i madh tregtar i karrierës së Santanës që më shumë se 50 vjeç, u rikthye në qendër të skenës, duke shijuar një periudhë të nivelit të lartë duke bërë pjesë edhe në një projekt me Herbie Hancock, shumë bashkëpunime, mes të cilave me Michael Jackson dhe Eros Ramazzotti, impenjimin me shoqatën e bamirësisë “Milagro” (e themeluar prej tij) si dhe martesën me Cindy Blackman, bateristen e mrekullueshme të xhazit.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI