Stili i saj është një plus, por poza fotozhenike e bën të duket edhe më mirë para aparatit fotografik.
Nëse vini re me vëmendje, do të dalloni që ajo përkul pak kokën nga ana e djathtë dhe zgjat qafën. Fotografi Steve Granitz (që e ka fotografuar atë disa herë) shpjegon se ky marifet e bën të duket më elegante dhe më e re. Mendoni për këndet, kur i dilni aparatit para dhe drejt, shpeshherë rezultati nuk është i kënaqshëm, ndërsa kur anoni kokën dhe ulni mjekrën, i jepni tipareve të fytyrës forma më të thella. Kjo pasi zhdukni hijet, të cilat e bëjnë fytyrën të duket më e zgjeruar, zmadhuar dhe pa ngjyrë.