Flash

Cristiano Ronaldo tregon të vërtetën për shtatzaninë e Georgina Rodriguez

Lapsi.al 18 July 2017
Cristiano Ronaldo tregon të vërtetën për shtatzaninë e

Cristiano Ronaldo është bërë baba me një vajzë dhe një djalë binjakë, para pak ditësh. Ai ka publikuar një foto teksa mban binjakët së bashku me djalin e madh Cristiano Jr.

Fëmijët, Eva Maria dhe Mateo, kanë lindur me një nënë e huazuar, e panjohur për publikun. Megjithatë, pak kohë para këtij lajmi, në media nisi të flitej që e dashura aktuale e sulmuesit të Realit ishte shtatzënë. Të gjithë sytë kanë qenë te ajo në shfaqjet publike, por asgjë nuk ishte konfirmuar.

Megjithatë portugezi i ka dhënë fund kësaj historie duke pranuar vetë për El Mundo, që e dashura e tij, Georgina është shtatzënë. Ai ka thënë që është shumë i lumtur.

Ky është fëmija i katërt për futbollistin dhe i pari që publiku do ia njohë mamanë.

Georgina Rodriguez është 22 vjec dhe prej disa muajsh ajo shoqërohet me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Champions League, që tashmë është 32 vjeç.

Të këshilluara

Mbaron "Pa limit", Luana mbetet pa emision

Emisioni i moderuar nga Luana Vjollca "Pa limit" duket se nuk e kishte të gjatë. Pas një sezoni, emisioni që transmetohej të hënave në mbrëmje sipas Bli...

11:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI