Flash

Arrestohet për korrupsion presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë, Angel Maria Villar

Lapsi.al 18 July 2017
Arrestohet për korrupsion presidenti i Federatës së Futbollit

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Angel Maria Villar, është arrestuar të martën paradite, bënë të ditur burime zyrtare.
Janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve djali i tij Gorka dhe një drejtues i lartë i federatës.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadrin e një hetimi për korrupsion.
“Presidenti i RFEF akuzohet për abuzime financiare në ndeshjet që ka zhvilluar seleksioni spanjoll i futbollit me seleksione të tjera, duke i siguruar të ardhura financiare edhe të birit”, theksohej në një njoftim të Gardës Civile, që ka realizuar arrestimet.
Angel Maria Villar, 67 vjeç, është i angazhuar me futbollin spanjoll që nga viti 1988. Ai është gjithashtu zv/president i UEFA-s dhe FIFA-s.
Zëdhënësi i qeverisë spanjolle, Inigo Méndez de Vigo, ka reaguar menjëherë lidhur me arrestimin e tij në televizionin publik, duke theksuar se “Asnjë person nuk është i paprekshëm, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit”.

 

Të këshilluara

Milani i pafuqishëm ndaj Dortmundit

Milani ka pësuar humbje 3:1 nga Borussia Dortmundi në ndeshjen e parë të International Champions Cup. Milani i Vincenzo Montellas e ka nisur me humbje aventurë...

14:24

VIDEO/ Biglia mbërrin në zyrat e Milan

Biglia tashmë ndodhet në Milano. Lucas Biglia ndodhet në Milano, i cili do të jetë transferimi i 10-të për kuqezinjtë deri më tani këtë verë. Më poshtë keni një...

19:45

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI