Flash

Turistët e huaj në Shqipërinë e para viteve '90, si akomodoheshin në Hotel Dajti (pamje të rralla)

Lapsi.al 17 July 2017
Turistët e huaj në Shqipërinë e para viteve '90, si

Gjatë periudhës së regjimit komunist, edhe pse turizmi nuk konsiderohej degë prioritare e ekonomisë, sërish nuk kanë munguar turistët e huaj. Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit e cila do të organizonte pritjen e turistëve.

Krahas dokumentarëve promovues të Shqipërisë, nuk do të mungonin as guidat përkatëse që informonin për mënyrën e sjelljes dhe të manaxhimit të grupeve të vizitorëve. Nga ana tjetër, edhe vizitorët e huaj duhej të respektonin disa rregulla. Turistët vinin kryesisht nga vende komuniste me të cilat Shqipëri kishte shkëmbime politike dhe ekonomike.

Për të vizituar Shqipërinë, turistët e huaj duhej të pajiseshin me vizë, kohëzgjatja e së cilës ishte 1 muaj. Sa i përket bagazheve, turistët e huaj lejoheshin të merrnin me vete aparate fotografike, radio e sende të tjera me kushtin që t’i deklaronin në doganën shqiptare.

Sa i përket sjelljes dhe veshjes, turistët e tuaj në guidë instruktoheshin që të tregonin kujdes që të mos ecnin në rrugë me rroba banjo pasi ishte e ndalur. Po ashtu, turistet femra paralajmëroheshin që të mos visheshin me minifunde apo me dekolte të ekzagjeruara kur dilnin në qytet pasi kjo ishte e ndaluar.

Pamjet e kësaj videoje që sjell portali “SCAN” i përkasin një dokumentari të vitit 1963 të Kinostudios, që është përpunuar në laboratorin e Hungarisë duke u sjellë me ngjyra. Ato tregojnë procesin e pritjes së turistëve të huaj në portin e Durrësit, transportin e tyre me automjetet e “Albturist” e akomodimin e tyre në Hotel Dajti në Tiranë, që ishte hoteli me modern i asaj periudhe. /Scan

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI