Flash

Studimi/ Grekët vazhdojnë të jetojnë me paratë e prindërve

Lapsi.al 17 July 2017
Studimi/ Grekët vazhdojnë të jetojnë me paratë e

Një anketë mbi punesimin e të rinjve në Greqi arriti në përfundime interesante sa i takon situatës së tyre ekonomike dhe perspektivës për të ardhmen. Kështu, gjysma e të rinjve grekë të moshës 18-35 vjeç thonë se mbështeten financiarisht nga prindërit, ose të afërmit e tjerë.

Janë 48% e të rinjve që pranojnë se kanë si burim financiar të ardhurash prindërit apo të afërmit. Vetëm 15% e të rinjve të papunë deklarojnë se kanë gjasa për të gjetur një punë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa 41% e tyre janë të gatshëm për të emigruar dhe gjetur punë në një vend tjetër. Ndërkohë, të rinjtë grekë janë më pak të gatshëm se prindërit e tyre të ndërmarrin rreziqe, besojnë më pak tek institucionet, marrin pjesë më pak në veprimet kolektive dhe kanë një qëndrim më pasiv ndaj punës dhe të ardhmes së tyre. 38% e të rinjve jetojnë në Athinë, 66% e tyre janë të lirë, ndërsa vetëm 22% kanë fëmijë.

Interesant është edhe profili i tyre politik.

Të rinjtë grekë janë më shumë të orientuar majtas dhe më pak fetarë (31% vs 54%) se sa prindërit e tyre. Ata janë pak më mirë të arsimuar se ata, por paradoksalisht janë më pak të përfshirë në veprime vullnetare apo kolektive sesa prindërit e tyre (me përjashtim të veprimeve politike), u besojnë më pak institucioneve dhe marrin pjesë më pak në ngjarjet kulturore (43% kundrejt 57%) .

 

Të këshilluara

Arrestohet vëllai i Presidentit Iranian

Vëllai dhe këshilltari i veçantë i presidentit iranian, Hassan Rohani u ndalua për krime financiare, njoftoi sot një zëdhënës i drejtësisë, . Hossein Fereydo...

16:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI