Flash

Puçistët pro rusë para gjykatës në Mal të Zi

Lapsi.al 17 July 2017
Puçistët pro rusë para gjykatës në Mal të Zi

Duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata e Lartë e Podgoricës caktoi 19 korrikun si fillimin e procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar në Mal të Zi.

Në aktakuzë thuhet se 14 persona nga Serbia, Mali i Zi dhe Rusia i janë bashkuar grupit terrorist që 16 tetorin e vitit që shkoi ishte përgatitur për të sulmuar institucione shtetërore dhe për të vrarë ish-kryeministrin Milo Gjukanovic.

Në padi, sipas VOA-s, pretendohet se kanë qenë dy shtetas rusë nismëtarët e komplotit, Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, të cilët nga sa thotë organi i akuzës, kanë lidhje me qarqe zyrtare në Rusi dhe me formacione paraushtarake në Serbi.

Aleksandar Singjeliç, i cili njihet si një paramilitar serb që mori pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë dhe në luftën e Ukrainës, përkrah rusëve, e pat bërë të ditur se u rekrutua nga agjenti i sigurimit rus, Shishmakov, i cili i dha 200.000 euro për përgatitjen e planit për grushtet në Mal të Zi.

Dy deputetë të partisë opozitare malazeze, Fronti Demokratik, kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këtë grup, Andria Mandic dhe Millan Kneshevic.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, atyre ju hoq imuniteti. Komploti, sipas autoriteteve malazeze, synonte goditjen e institucioneve shtetërore, por edhe bllokimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Moska e kishte bërë të qartë edhe hapur se nuk e dëshironte anëtarësimin në aleancën veri-atlantike të atij që e konsideron bastion të sajin.

/ Top Channel 

Të këshilluara

Arrestohet vëllai i Presidentit Iranian

Vëllai dhe këshilltari i veçantë i presidentit iranian, Hassan Rohani u ndalua për krime financiare, njoftoi sot një zëdhënës i drejtësisë, . Hossein Fereydo...

16:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI