Flash

Flet ylli i Kosovës pas supergolit që shënoi në Danimarkë (Video)

Lapsi.al 17 July 2017
Flet ylli i Kosovës pas supergolit që shënoi në

Besar Halimi është shprehur i lumtur me golin e parë në Danimarkë me Brondby.

Broendby e ka mposhtu 4:0 Midtjyllandin në ndeshjen e parë të Superligës së Danimarkës, ku shënoi gol edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, shkruan Gazeta Express.

Halimi shënoi golin e tretë për ekipin e ri, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë aventurën në Superligën e Danimarkës.

Halimi kaloi bukur disa lojtarë për ta finalizuar aksionin në mënyrë të mrekullueshme, duke shënuar një gol tejet të bukur.

Ai u shpreh i lumtur pas ndeshjes për tri pikët dhe golin që shënoi.

“Startuam mirë në ligë. Gjithë ekipi bëri paraqitje fantastike. Për mua është nder të luaj këtu. Është ndjenjë e mirë kur shënon gol dhe për këtë jam i lumtur. Por, më rëndësi ishte fitorja dhe që e nisëm mbarë kampionatin dhe tifozët janë të lumtur”, deklaroi Halimi.

Shiheni edhe njëherë golin e mrekullueshën në linkun poshtë:

https://streamable.com/3igbz

Të këshilluara

VIDEO/ Biglia mbërrin në zyrat e Milan

Biglia tashmë ndodhet në Milano. Lucas Biglia ndodhet në Milano, i cili do të jetë transferimi i 10-të për kuqezinjtë deri më tani këtë verë. Më poshtë keni një...

19:45

Bonucci, një tradhtar!

*Nga LUCA BUDEL, gazetar sporti në Itali Bonucci është një tradhtar. E thonë të njëjtët tifozë që një vit më parë stigmatizonin reagimet në sheshet e Napolit...

19:51

Zbulohet oferta e çmendur e Milan për Belotti

Milan nuk ndalet në këtë merkato vere. Sipas Tuttosport kuqezinjtë do të marrin një sulmues të rëndësishëm dhe për këtë kanë vënë gishtin te ai i Torinos Andrea...

09:49

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI