Flash

Një vit nga puçi i shtetit, Erdogan: Tradhtarët s’do shohin dritë. BE tallet me ne

Lapsi.al 16 July 2017
Një vit nga puçi i shtetit, Erdogan: Tradhtarët s’do

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të dielën në orët e hershme të mëngjesit, pas namazit të sabahut, hapi “Monumentin e Dëshmorëve të 15 korrikut” në Ankara në përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi të cilën e kreu organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar të pranishmëve në afërsi të Pallatit presidencial, ku ndodhet “Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut”, Erdoğan porositi se asnjëherë nuk do t’u falet atyre që zgjodhën të jenë në anën e armiqve të Turqisë, në anën e organizatës terroriste FETO.

“Populli sigurisht që do kërkojë llogari nga tradhtarët në krye me sharlatanin në Pensilvania”, tha Erdoğan.

Ai theksoi gjithashtu tha se të gjithë tradhtarët e FETO-s do të dënohen.

“Të jeni të sigurt se asnjë nga tradhtarët, i cili drejtoi armët ndaj popullit tonë, lirinë dhe të ardhmen tonë, nuk do të shohin dritën e ditës”, tha Erdoğan.

Ai tha se edhe Bashkimi Evropian (BE) nuk i përmbush premtimet e dhëna.

“Le të bëjnë çfarë të duan, por situata e Bashkimit Evropian duket qartë… Kanë kaluar 54 vite. Pesëdhjetë e katër vite ende tallen me ne. Nuk i përmbushin premtimet. Thonë ‘regjim pa viza’, nuk e përmbushin, thonë ‘do të japim kaq para’ për refugjatët, por nuk japin. Ne do të marrim fatin në duart tona, asgjë tjetër nuk na mbetet”, tha Erdoğan.

Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut ndodhet përballë hyrjes kryesore të kompleksit të Pallatit presidencial.

“Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut” është ndërtuar në një afat rekord 24 ditë ndërsa janë përdorur 125 ton çelik.

Në monumentin me lartësi prej 31.4 metra janë shkruar emrat e 250 dëshmorëve të rënë natën e tentativës për grusht shteti, si dhe fotografitë e tyre të gdhendur në gur. Ceremonia e hapjes së monumentit u ndoq nga zyrtarët më të lartë të Republikës së Turqisë dhe mijëra qytetarëve të këtij vendi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI