Flash

Kërcënimi i Erdogan: Tradhtarëve do t'u priten kokat

Lapsi.al 16 July 2017
Kërcënimi i Erdogan: Tradhtarëve do t'u priten kokat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan është zotuar për t’ia prerë kokën tradhtarëve, në një fjalim emocional të mbajtur përpara mijëra personave, në përvjetorin e parë të grushtit të dështuar ushtarak.

Duke folur përpara turmës gjigante të mbështetësve, Erdogan tha se tentativa për të rrëzuar udhëheqjen e tij prej më shumë se një dekade “nuk ishte sulmi i parë kundër vendit tonë dhe nuk do të jetë i fundit”.

“Ekzaktësisht një vit më parë si sot, rreth kësaj ore, u ndërmor një akt i pabesë”, tha ai.

Ndërsa duke iu referuar një seri sulmesh terrori që goditën Turqinë po gjatë vitit të shkuar, ai shtoi: “Për këtë arsye, do t’u presim kokën këtyre tradhtarëve”.

Erdogan mori pjesë në një marshim të bashkuar kombëtar në Stamboll, në urën e Bosforit, për të kujtuar 250 personat që humbën jetën një vit më parë në këtë ditë, në përpjekje për t’i bërë rezistencë grushtit të shtetit.

I shoqëruar nga familja e tij dhe familjet e viktimave, ai inauguroi një monument në formë globi me emrat e gdhendur të viktimave në të.

Ura ishte vendi i përplasjeve mes civilëve dhe ushtarëve me tanke. Të paktën 30 persona humbën jetën aty dhe mbi 2 mijë të tjerë u plagosën nëpër Turqi gjatë kësaj tentative. 35 persona që akuzohen se ishin pjesë e grushtit të dështuar mbetën gjithashtu të vrarë. /klan

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI