Flash

Era Istrefi: Dua të jem Beyonce (Foto)

Lapsi.al 16 July 2017
Era Istrefi: Dua të jem Beyonce (Foto)

“Njihuni me yllin e ardhshëm të muzikës pop”, shkruhet në titullin e artikullit të publikuar nga “Forbes”, ku në brendësi përmban intervistën me Era Istrefin.

Pjesë nga intervista e “Forbes” me Era Istrefin:

Image

“Forbes”: Çfarë keni vërejtur nga performanca në Coachella që keni dëshirë të përmirësoni?

Istrefi: Dua të jem në gjendje të kërcej më shumë, sepse e dua shumë vallëzimin, por më mbaron frymëmarrja. Unë vetëm dua të bëj më shumë kërcim. Kështu që, unë dua të bëhem Beyonce.

“Forbes”: Pra, në një shkallë nga 1 deri në 100 – 100 duke qenë Beyonce, ku e vendosni vetën tani? Çfarë duhet të bëni për të arritur Beyoncen?

Istrefi: (Qesh) Në fakt unë po qesh sepse nuk dua ta marr aq seriozisht jetën. Sinqerisht, unë dua të jem Rihanna sepse ajo nuk e merr jetën seriozisht, ajo e shijon jetën e saj si një person normal. E përsosura të lëndon.

“Forbes”: Pra, ku qëndroni ju në “nivelin e Rihannas”?

Istrefi: Ndihem sikur jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin e 20-të, kështu që nuk mund ta krahasoj veten time me të. Audienca dhe fansat më krahasojnë me të, duke thënë se kemi zëra dhe ndjenja të ngjashme, të cilat me të vërtetë i dua, sepse ajo ka qenë një ndikuese e madhe në mbarë botën dhe unë u rrita duke e dëgjuar atë. Por unë kam më shumë për të bërë, ju nuk mund ta mposhtni përvojën. Kjo do të marrë kohë. 

Të këshilluara

Enca i bën këngë Noizyt, "Ciao, Ciao" (Foto)

Noizy dhe Enca Haxhia kanë kohë që kanë filluar një “luftë” në distancë duke i dërguar njëri-tjetrit ‘mesazhe’ të ndryshme nëpermjet rrjeteve sociale. Enca sapo...

17:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI