Fustani i prezantueses Ledina Çelo ka tërhequr shumë vëmendje, madje se dhe vetë festivali i RTSH. Ajo u kritikua shumë nga të gjithë, sipas të cilëve fustani ishte tejet ekstravagant për një festival të tillë.
Por sot, 7 muajsh, ka reaguar për herë të parë bukuroshja shqiptare. Në një intervistë për ABC News me gazetarin Eni Shehu, Ledina është shprehur se ajo skena i pranon veshje të tilla, si dhe ka mohuar të gjithë zërat se ka qenë ajo që ka kërkuar një fustan të tillë.
“Ledina dihet që është natyrë ekstravagante dhe skena i pranon të tilla veshje, në çdo eveniment botëror, ok jemi në Shqipëri, njerëzit paragjykojnë, por edhe këtu kanë evoluar gjërat. S’e bëra qëllimisht për të krijuar zhurmë. Edhe unë kur e pashë e vura re që ishte e tejdukshme, mbase pak e tepruar. Por nuk ishte qëllimi im. Unë e vlerësoj shumë atë festival”, shprehet Ledina.
Gjithashtu ajo ka shuar edhe kuriozitetin nëse kishte veshur apo jot ë brendshme.
S’është fare e vërtetë, fustani u nis për të qenë ashtu. Por ishte dhe kërkesë dhe dëshirë e imja. Ata donin që unë të vishja boksera, por dukej skandal, si pantallona. Prova u bë në momentin që do dilja në skenë dhe dukej shumë shëmtuar”, tregon ajo./ CityNews