Flash

Gazetarja sherr me Olta Gixharin: Nuk ia duroja dot sjelljen prej dive.

Lapsi.al 15 July 2017
Gazetarja sherr me Olta Gixharin: Nuk ia duroja dot sjelljen prej dive.

Aktualisht në Prishtinë është duke u mbajtur edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Prifest”, një event që bën bashkë figura të njohura të kinematografisë dhe teatrit në Europë.

Të pranishëm kanë qenë edhe shumë personazhe të njohura  të artit në Shqipëri mes tyre dhe Olta Gixhari, e cila është njëkohësisht dhe anëtare jurie. Një situatë jo fort e këndshme ka ndodhur mes saj dhe gazetares Romina Ruda.

Ato kanë rastisur një moment në të njëjtën tavolinë gjatë eventit dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën. Ka qenë Romina ajo që ka postuar një shkrim në Facebook-un e saj në të cilin shprehej: “E kupton që ke bërë gjëra të mira në jetë kur Olta Gixhari të kërkon të çohesh sepse nuk rri dot në të njëjtën tavolinë me ty”. Blitz.al ka kontaktuar me gazetaren, e cila ka treguar për bisedën që vajzat kanë shkëmbyer mes tyre, duke treguar kështu se në fakt ky konflikt  ka lindur që kohë më parë.

“Në fakt, gjithçka ka nisur që në programin “Në një javë”, ku Olta ka marrë pjesë ndërsa unë isha producente segmenti. Olta më kërkonte t’i merrja këpucët se nuk e kuptonte ç’bëja. Thjesht unë isha e pakënaqur me sjelljen prej dive të saj.

Ajo më konsideronte të paaftë besoj, sepse s’ka punuar ndonjëherë në jetë. Për sa i përket situatës dje, unë u ula në tavolinë se takova një shok. Ajo bëri skena, por unë s’e mora seriozisht sa të mërzitesha. Përkundrazi, më bëri të qesh, m’u duk vetja si te “Gossip Girl””,- është shprehur Romina.

Duket se qejfmbetjet e tyre, ashtu siç gazetarja tregon, kanë qenë të mbartuara që nga koha kur u është dashur të punonin bashkë./Blitz.al/

Të këshilluara

Adriana Lima lidhet me shkrimtarin turk

Adriana Lima, ka nisur një të re me një shkrimtar turk. Bëhet fjalë pikërisht për Metin Hara , me të cilin bukuroshja  braziliane ka pak kohë ...

14:34

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI