Flash

Madonna ofenduese ndaj Sharon Stone dhe Whitney (FOTO)

Lapsi.al 14 July 2017
Madonna ofenduese ndaj Sharon Stone dhe Whitney (FOTO)

Madonna i ka shkruar një letër aktorit John Enos në fillimin e viteve 1990’ duke sulmuar atë që ajo konsideronte si mungesë suksesi.

Por kjo ishte vetëm sa për nxemje pasi pjata e fortë ishte sulmi i dhunshëm ndaj Sharon Stone dhe Whitney Houston, të cilat i konsideroi si “mediokre të tmerrshme”. Sot është publikuar dhe nxjerrë në ankand letra që nuk ishte zbuluar kurrë më parë, ku ylli i “Material Girl” jo vetëm tregon se ndjehet shumë keq, por shprehet gjithashtu se “do të preferonte të vdiste se sa të ishte si këto femra”. Tek pjesa e fundit natyrisht iu referua Sharon dhe Whitney. Madje nuk e lë me kaq, pasi shton gjithashtu shprehjen që është e destinuar të kritikohet: “Ndoshta kështu u ndjenë njerëzit me ngjyrë kur Elvis më në fund u bë legjendë”. Letra natyrisht do bënte zhurmë, dhe mori një përgjigje të menjëhershme nga Sharon Stone, e cila ndër të tjera u shpreh se ato ishin shoqe, ndërkohë që u tregua shumë më e mirëkuptushme se ç’do të priste kushdo. Aktorja e njohur hollivudiane i thotë që e dashuron dhe e adhuron dhe dënon këdo që ka dhunuar privatësinë e udhëtimit të jetës dhe karrierës së Madonna duke publikuar këtë letër.

let1.jpg

let2.jpg

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI