Flash

Ermonela Jaho: Kam vuajtur shumë për të arritur këtu

Lapsi.al 14 July 2017
Ermonela Jaho: Kam vuajtur shumë për të arritur këtu

“Unë nuk ëndërroja të isha këngëtare, unë deliroja. Ishte diçka patologjike.”, shprehet Ermonela.

Për të siguruar të ardhura, kujdesej për fëmijë dhe të moshuar. Shkoi për të marrë leksionet e para nga një emër i madh i muzikës italiane dhe botërore, Katia Ricciarelli, për të mos u larguar më që aty. “Shkova kur isha 18 vjeç, pa asnjë qindarkë në xhep. Punoja ku të mundesha. Kam patur ditë kur, sinqerisht, nuk kisha asgjë për të ngrënë. Kam vuajtur poshtërimet më të paimagjinueshme. Jam ndier mjerane, sikur s’e meritoja vendin tim në këtë botë. Por s’e thashë kurrë me zë të lartë, sepse vetëm nga fakti i pranimit, më vinte rëndë. Kështu, çdo natë kur shtrihesha për të fjetur, dëshiroja kaq fort ta realizoja ëndrrën time. Kjo më mbajti gjallë.” Siç vë në dukje “El Pais”, publiku është aq i ndjeshëm sa ta kuptojë. Interpretim pas interpretimi, sot Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë. “Madamme Butterfly”; “La Traviata”; “La Boheme”; janë vetëm disa prej kryeveprave të muzikës operistike, ku Ermonela Jaho ka lënë padyshim gjurmë në mendjen e kritikëve më të rëndësishëm, që kurdoherë e duartrokasin në artikuj për mediat më të njohura.

 

Të këshilluara

Adriana Lima lidhet me shkrimtarin turk

Adriana Lima, ka nisur një të re me një shkrimtar turk. Bëhet fjalë pikërisht për Metin Hara , me të cilin bukuroshja  braziliane ka pak kohë ...

14:34

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI