Flash

Djali i Presidentit Trump: Babai nuk dinte asgjë për takimin tim me avokaten ruse

Lapsi.al 14 July 2017
Djali i Presidentit Trump: Babai nuk dinte asgjë për takimin tim me

Djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Junior, është shprehur së fundmi se babai i tij nuk ka qenë në dijeni të takimit të zhvilluar me avokaten Natalia Veselnitskaya, e cila njihet për lidhjet e saj me qeverinë ruse.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Fox News, djali i Presidentit nënvizon se biseda që zgjati për afro 20 minuta ishte një humbje kohe, të cilën ai as nuk do t’a rikujtonte po të mos kishte qenë për mediat amerikane, që sipas tij e risollën në skenë për të prodhuar lajme false.

“Ishte diçka pa asnjë vlerë, nuk ka asnjë gjë për të treguar. Dua të them, unë as që do t’a kisha mbajtur mend në rast se ju mediat nuk do të kishit filluar të kontrollonit gjëra të tilla. Ishte në kuptimin e plotë të fjalës një humbje kohe prej 20 minutash dhe një turp i vërtetë.”

Më tej, Donald Trump Junior deklaron se takimi u realizua në kohën kur nuk kishte nisur ende mania e të folurit për Rusinë.

Megjithatë, ai shtoi se duke e parë në retrospektivë, ndoshta do të kishte vepruar ndryshe përballë një situate të tillë.

Më herët, Trump Jr publikoi edhe emailet që kishte shkëmbyer me Rob Goldstone, i cili ishte edhe ndërmjetësi në këtë takim.

Sipas ekspertëve, kjo përbën provën më të qartë se zyrtarët e fushatës së Donald Trump kanë qënë të hapur për mbështetjen e Rusisë për të fituar zgjedhjet, ndërsa nënvizojnë organet e drejtësisë duhet të vijojnë hetimet mbi këtë bazë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI