Flash

Detajet/ Si arriti Milani të blejë Bonuçin

Lapsi.al 14 July 2017
Detajet/ Si arriti Milani të blejë Bonuçin

Të premten në mbrëmje ishin të shumtë tifozët e Milanit që pritën deri vonë të mbaronte një takim mes Alessandro Lucci, agjenti i Leonardo Bonucci dhe Marco Fassone, administrator i deleguar i Milanit. Takimi përfundoi rreth orës 1.30 pas mesnatës dhe duket se gjithçka është bërë gati për të hedhur firmat e zeza mbi të bardhë. Për Milanin e ri një mbrojtës si Bonucci është një mbështetje e madhe teknike, mediatike dhe lidershipi. Bonucci vë firmën për tu bërë menjëherë një pikë referimi në dhomën e zhveshjes.

Shifrat

Operacioni është stratosferik edhe nga ana ekonomike. Milan dhe Juve luftuan fort gjatë së premtes vetëm 5 milion euro më shumë ose më pak. Oferta e kuqezinjve ishte 35 milion ndërsa bardhezinjtë kërkonin 40. Asgjë për të mos u kaluar. Vetë lojtari do të arrijë të marrë 10 milion euro në sezon duke u bërë një nga më të paguarit në Serie A. Akordi është 7.5 milion euro në sezon dhe 2.5 milion euro bonus që nuk janë vëshirë të arrihen.

Numri

Leonardo shkoi në mnëgjes në Vinovo, (qendrën e grumbullimit të Juventus) ndoshta për përshëndetjet e fundit me shokët dhe u largua rreth orës 9.45. gruaja Martina një ditë më parë ishte në lëvizje në Milano për të kërkuar një shtëpi të re. Milan do të niset në orën 13.00 në Hong Kong për një turne. Administratori Fasone do të qëndrojë në Milano për të mbyllur detajet e kontratës së 10-të për këtë merkato. Musacchio, Kessie, Rodriguez, André Silva, Borini, Conti, Calhanoglu, Antonio Donnarumma e Biglia. Mos harroni dhe rinovimin e Gigio Donnarumma. Mbetet për të sqaruar vetëm numrin që do të mbajë Bonucci. Ai ka kërkuar numrin 19 si traditë që nga Juve. Për këtë numër po bën rezistencë Kessie. Ai e ka ditën e lindjes dhe që e lidh edhe me ditën e zhdukjes së të atit. Gjithsesi mbetet për të parë dhe ky detaj, por me blerjet e fundit Milan është një rival i denjë për fitimin e Serie A këtë sezon. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI