Flash

Bonucci, një tradhtar!

Lapsi.al 14 July 2017
Bonucci, një tradhtar!

*Nga LUCA BUDEL, gazetar sporti në Itali

Bonucci është një tradhtar. E thonë të njëjtët tifozë që një vit më parë stigmatizonin reagimet në sheshet e Napolit pas transferimit të Higuain. “Tradhtar” është padyshim fjala më delikate dhe urbane e publikuar në internet. Pjesa tjetër është për tu harruar sepse i përket një bote të paaftë të kuptojë dinamikën sportive dhe njerëzore.

Pas makthit të natës së Kardifit ishte vetë Allegri që dukej se largimin e kishte afër. Më pas erdhi rinovimi. Një autograf i trajnerit që afroi divorcin me Bonucci. Nëse gazeta “e shtëpisë” nisi të zbulonte episode ekskluzive nga ajo që kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes tani duket qartë se kjo ishte një “mbyllje llogarish”. O unë, o ai.

Nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk do të jetë as e fundit. Është folur për trajnerë që kanë goditur me këpucë lojtarët apo për lojtarë që kanë goditur me këpucë trajnerët. E rëndësishme është të modelohen tonet duke u përpjekur të kuptohen dinamikat duke pasur parasysh që karakteret e forta nuk janë të kuptueshëm. Elemente me fuqi të mëdha që mund të kenë pasoja në rendimentin e skuadrës. Në këtë sens ikja e Bonucci mund të vlerësohet si një e mirë për ekuilibrin e Juventus pa kufizuar vlerën që Leonardo do të ketë për Milan. /Përgatiti lapsi.al/

Të këshilluara

Zbulohet oferta e çmendur e Milan për Belotti

Milan nuk ndalet në këtë merkato vere. Sipas Tuttosport kuqezinjtë do të marrin një sulmues të rëndësishëm dhe për këtë kanë vënë gishtin te ai i Torinos Andrea...

09:49

Detajet/ Si arriti Milani të blejë Bonuçin

Të premten në mbrëmje ishin të shumtë tifozët e Milanit që pritën deri vonë të mbaronte një takim mes Alessandro Lucci, agjenti i Leonardo Bonucci dhe Marco Fas...

09:07

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI