Flash

Trump flet pas takimit në Hamburg: Me Putin kuptohem shumë mirë

Lapsi.al 13 July 2017
Trump flet pas takimit në Hamburg: Me Putin kuptohem shumë mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot në një intervistë se kuptohej shumë, shumë mirë me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin u takua gjatë samitit të G20-s në Gjermani.

“Njerëzit thonë, ata nuk duhet të kuptohen. Kush janë këta njerëz? Mendoj se kuptohemi shumë, shumë mirë”, - deklaroi ai në një intervistë për stacionin televiziv Christian Broadcasting Network (CBN) regjistruar dje në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne jemi një fuqi bërthamore shumë e fuqishme dhe ata gjithashtu. Nuk do të ishte logjike të mos kishim asnjë marrëdhënie me ta”, - theksoi presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai vlerësoi armëpushimin e fundit në jug të Sirisë duke e cilësuar si fryt i takimit të tyre që zgjati dy orë e 15 minuta në Hamburg javën e kaluar.

“Armëpushimi u mbajt për katër ditë. Armëpushimet e tjera nuk janë mbajtur kurrë. Kjo ndodhi sepse presidenti Putin dhe presidenti Trump ranë dakord dhe kjo ndodhi”, - nënvizoi ai.

“Është e rëndësishme të kemi një dialog, sepse pa dialog, ka shumë probleme për vendin tonë dhe për vendin e tyre”, shtoi presidenti Trump.

Më pas ai nënvizoi se Vladimir Putin do të kishte preferuar që Hillary Clinton të ishte zgjedhur presidente, sepse ndryshe nga ai, ajo nuk do të kishte kërkuar rritje të shpenzimeve ushtarake dhe as zhvillimin e eksporteve të hidrokarbureve.
“Që prej fillimit jam shprehur se dëshiroj një ushtri të fortë”, - deklaroi drejtuesi republikan.

Kjo intervistë u dha për Pat Robertson, një figurë e djathtë amerikane, 87 vjeç, i cili zhvillon një emision në stacionin CBN, ku ai është edhe themelues.

Kjo është intervista e parë që prej rikthimit nga G20-ta dhe që prej zbulimit se djali i tij, Donald Jr. ishte takuar vitin e kaluar me një avokate ruse, prej të cilës kishte menduar se do të merrte informacione kompromentuese për Hillary Clinton.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI