Flash

“Lista e zezë” si një sfilatë me atlete

Lapsi.al 13 July 2017
“Lista e zezë” si një sfilatë me atlete

Botimi i listës me 100 punonjësit shtetërorë, ku si margaritar kurore shkëlqente emri i mjekut të njohur Mentor Petrela, ka ngjallur një seri të gjatë reagimesh që nga më indiferentët e deri tek kundërshtarët më të fortë të kryeministrit. Disa kthejnë kokën pas për të evokuar ngjashmëritë me veset e diktaturës hoxhiste, disa flasin për delirin që buron nga pasja vetëm e timonit, të tjerë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë akoma për sëmundjen e vjetër të selektivitetit, në një listë ku nuk figurojnë korifejtë e korupsionit të katër viteve të fundit.

Në këtë valë zemërimi që shpesh është komentuar si përpjekje për të ringjallur fantazmat e regjimit të përmbysur, kulmin e ariti gazeta e demokratëve “Rilindja Demokratike”, e cila në faqen e saj të parë e kishte vizatuar Ramën si Hitleri dhe së bashku me këtë kishte shpallur fundin e demokracisë.

Por, sado e ulët, meskine, e padenjë për një kryetar qeverie të jetë lista e publikuar në Facebook, një gjë duhet thënë me gojën plot: ajo nuk është as e frikshme, as e rrezikshme. Ajo është thjeshtë një lëvizje ramiste.

Të gjithë ata që janë nxehur prej saj, kanë po aq të drejtë sa ata që janë indinjuar me paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë me patika “Adidas” në samitin e Triestes. Edhe për këtë shumëkush u revoltua, shumëkush ngriti zërin duke thënë se ai aty nuk përfaqësonte veten, por sejcilin prej nesh, shumëkush u ndje i neveritur nga ky dendi qëllimi i vetëm i të cilit është të bjerë në sy.

Njësoj si sfilata në Trieste përpara Merkelit, Macronit dhe Gentilonit dhe «lista e zezë» nuk duhet ekzagjeruar. Ajo është thjeshtë një lëvizje për të krijuar efekt momental. Ajo është një përpjekje për të mërrë vëmendje në një kohë kur më shumë sesa lajmet e politikës lexohen ato për motin në plazh dhe çmimet e hoteleve.

Ajo i ngjan si dy pika uji premtimeve verore të katër viteve më parë, kur kryeministri i sapo kurorëzuar betohej se do të mbyllte lojrat e fatit, se do t’i jepte fund marrëzisë së koncesioneve të Berishës, se do të vinte në vend rendin për 100 ditë dhe do t’I thoshte jo importit të plehrave.

Asgjë nga këto nuk ndodhi. Kështu, bashkë me vapën, do të shuhet edhe fabula e tejfryrë e pastrimit të administratës. Për faktin e thjeshtë se Edi Rama nuk di të bëjë asgjë gjatë dhe me themel.

Pra, ata që kanë frikë nga rikthimi i atavizmave të diktaturës, mund të qetësohen. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë.

Por, nga ana tjetër simptoma e “listës së zezë, sado që nuk ngjall rrezik dhe frikë, përsëri është shqetësuese. Njësoj si “atletet e Triestes”, ajo na tregon shumë për katërvjeçarin që na pret. Një mandat ku do të kemi përditë në ekran një kryeministër aktor, që do na kënaqë me shfaqe, për t’iu shmangur bilanceve. Një mandat që s’do të jetë asgjë më shumë sesa fushata elektorale që lamë pas, ku një burrë pa premtime dhe pa program endej në Shqipëri duke kërkuar një timon.  

Dhe tani që është i vetëm në drejtim, as që ka ndërmend të luftojë me të koruptuarit. Prandaj nuk duhet marrë shumë seriozisht. Ai do vetëm të tërheqë vëmendjen si hartues listsh Faceboku. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Rama, si Mao i revolucionit kulturor

Pasi e ka denigruar për katër vjet elektoratin e partisë opozitare duke e quajtur “dele” dhe kryetarin e saj “dështak”; pasi ka punuar për të kastruar shoqërinë...

14:18

Ç'po ndodh me Erdoganin një vit pas puçit?

Kjo javë shënon përvjetorin e parë të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, një përpjekje të cilën...

10:19

Koha e Hashim Thaçit ka mbaruar!

Si do që të interpretohet tentimi i ri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të marrë timonin e dialogut në Bruksel - si nevojë për t’u faktorizuar para ...

15:18

A mund të merret më Basha seriozisht?

Sot teksa dëgjoja ditirambet që Lulzim Basha i thurte PD-së së drejtuar prej tij në Kavajë, në hapje të fushatës elektorale në PD, më ndodhi një gjë që rallë e ...

12:49

Unë nuk votova dhe sot kam një pishman …

Isha rreth 6 vjeç dhe - mbas 5 dekadash spektakël popullor me kuti votimi - Shqipëria po mbante për herë të parë zgjedhje të lira. Atë mbasdite  me tu kthy...

11:54

Katër dyshime për këto zgjedhje

Rezultati i këtyre zgjedhjeve përmban disa paradokse që kushdo që ka një fije racionaliteti e ka të vështirë t’i shpjegojë me reformën në drejtësi, me este...

12:30

Basha po përbalt edhe çadrën e vet

Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kun...

12:14

Drama qesharake e kundërshtarëve të Bashës

Në kohën tashmë të largët të tmerrit komunist, kur nga mesi i viteve ’70 Enver Hoxha u çmend aq shumë sa filloi të hante dhe shokët e tij, doli në qarkullim një...

13:05

Një fitore urbane dhe estetike e Edi Ramës

1. Shqipëria duket më bukur se ç'dukej para katër vjetësh. Me kaq do të mjaftonte për të bërë, në formë anekdotale, pra pa ndonjë studim të duhur empirik ...

09:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI