Dasma e këngëtares Orinda Huta dhe moderatorit Turjan Hyska tashmë ka nisur numërimin mbrapsht deri në datën 27 korrik.
Shumë detaje janë zbuluar nga kjo dasëm, por duket se edhe shumë të tjera janë ende për tu mësuar.
Kanë të shpërndahen edhe ftesat e veçanta dhe të pazakontë nga të tjerat ku brenda gjenden disa degë lulesh levander. Por surpriza gjendet në copëzën e letrës që ndodhet brenda cilindrit prej qelqi.
Nëse të gjithë të ftuarit në këtë copëz letër prisnin të gjenin adresën dhe orën e dasmës janë gabuar...dhe kjo ishte e gjitha një surprizë më vete.
Në letër ndodhej një QR Code, i cili duhej skanuar, vetëm përmes skanimit janë mësuar detajet e tjera të ceremonisë. Duket se ky “trik” siç e ka quajtur vetë Orinda surprizën brenda ftesave i ka argëtuar por ngatërruar paksa të ftuarit.




