Flash

Toto Riina rrezikon të vdesë papritur, del raporti mbi gjendjen e ish-bosit të Cosa Nostra-s

Lapsi.al 12 July 2017
Toto Riina rrezikon të vdesë papritur, del raporti mbi gjendjen e

Sëmundja e zemrës nga e cila vuan Toto Riina e “ekspozon vazhdimisht” drejt “vdekjes së papritur”. Ky është raporti mjekësor i bërë i ditur në gjykatë.  

Toto Riina ka “aftësinë e plotë të kuptuarit dhe të dëshirës” dhe atë të “qëndruarit në gjyq”.

Kështu kanë vendosur gjykatësit në Milano të Italisë, duke hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për pezullimin e procesit gjyqësor, në të cilin ish mafiozi është akuzuar për kërcënime të drejtorit të burgut të Operës, raportojnë mediat lokale.

Gjykata e Lartë ka theksuar se në raportin mjekësor të Parmës thuhet se bosi është “vigjilent” dhe “bashkëpunues”. Sëmundja e zemrës nga e cila vuan Riina e “ekspozon vazhdimisht” nga “vdekja e papritur”. Kështu lexohet në raportin e spitalit të Parmës, e cila është depozituar në proces.

Në fakt, më 27 qershor, gjyqtarët e kësaj çështjeje kishin vendosur që burgu i Parmës (Riina është nën regjim në burg), të transmetonte në Gjykatën e Milanos gjithë kujdesin, përveç kartelave klinike të shëndetit, edhe një relacion të shkurtër ndaj “aftësisë të tij për të gjykuar”.

Më pas, ky raport nënshkruhet edhe nga kreu i ambulancës, në të cilin flitet pikërisht për “rrezikun për një vdekje të papritur”. Ndërsa sot, mbrojtësit e Riina-s kanë insistuar në pezullimin e procesit të Milanos për shkak të “pamundësisë për të qëndruar në gjykim”.

“Nuk kupton asgjë dhe ne nuk kuptojmë çfarë ai thotë”, ka shpjeguar gjyqtari Perlino.

Muajin e shkuar, Gjykata e Lartë në Itali pranoi për herë të parë kërkesën e palës mbrojtëse të ish kreut të Cosa Nostra-s, tashmë 87 vjeç për shtyrje të dënimit ose konvertim, për ta kryer në banesë. Tashmë, vendimi final për të lënë të lirë ish “kokën” e Cosa Nostra-s i takon Gjykatës së  mbikëqyrjes në Bologna.

Toto Riina ishte bosi i mafias siçiliane. Ai është përgjegjës i shumë krimeve në Siçili e Itali. Madje njihet për vrasjen e krerëve të policës antidrogë të Italisë si Giovani Fallcone dhe Paulo Borsellino në vitin 1992.

Gjithashtu njihet edhe për vrasjen e gjeneralit të karabinierëve Carlo Alberto Dalla Chiesa në vitin 1982, dhe për shumë krime te ndryshme si kontrabandim me armë, drogë, trafikim të qenieve njerëzore dhe krime të ndryshme dhe për eliminimin e ish-partnerëve të tij në krim për të arritur fuqi në mafian siciliane, Cosa Nostra.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI