Flash

Erdogan: Turqia ia del edhe e vetme, BE jo e pazëvendësueshme

Lapsi.al 12 July 2017
Erdogan: Turqia ia del edhe e vetme, BE jo e pazëvendësueshme

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Bashkimi Europian nuk është një institucion i pazëvendësueshëm dhe se në një rast ku BE do t’i refuzonte anëtarësimin Turqisë, ata mund t’ia dilnin shumë mirë vetë.

Erdogan, i cili kohët e fundit ka ashpërsuar gjuhën ndaj Gjermanisë, pasi nuk u lejua të zhvillonite një miting në Hamburg për minoritetin turk, ka deklaruar se Bashkimi Europian po i humbet kohën Turqisë përmes tejzgjatjes së procedurave të anëtarësimit.

“Nëse BE një ditë do të na thotë se s’mund të na pranojë në brendësi të saj, kjo do të jetë një përgjigje komforte për ne. Bashkimi Europian nuk është i pazëvendësueshëm. Në rast se përpjekjet tona për t’u antarësuar do të dështojnë, ne do të vazhdojmë me planin tonë B apo C. Jemi të aftë të qëndrojmë edhe me këmbët tona. Megjithatë, Bashkimi Europian po i zvarrit procedurat e antarësimit dhe kjo përbën humbje kohe për ne.” - tha Erdogan, shkruan BBC.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI