Flash

Zyrtare/ Kasano do të luajë këtë sezon në Serie A (FOTO)

Lapsi.al 11 July 2017
Zyrtare/ Kasano do të luajë këtë sezon në Serie A

Antonio Kasanio i ka dhënë fund “pushimeve” dhe do të kthehet përsëri në futbollin e luajtur. Sulmuesi italian, i cili ishte pa skuadër që nga muaji janar, kur u largua nga Sampdoria, ka gjetur akordin me klubin e Veronës duke iu bashkuar këtij të fundit.

Pasi kaloi vizitat e detyrueshme mjekësore, 34-vjeçari hodhi firmën në kontratë dhe u nis menjëherë drejt lokalitetit të Primero, ku gjendet pjesa tjetër e skuadrës e cila ka filluar grumbullimin për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Fabio Pekia.

Por Kasano nuk ishte i vetmi emër i njohur që iu bashkua së fundmi Veronës. Klubi zyrtarizoi sot edhe firmën me Alesio Çerçin, i cili i dha fund eksperiencën së tij të dështuar në La Liga me skuadrën e Atletiko Madrid. Ashtu si Kasano, edhe Çerçi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin që u ngjit nga Seria B.

kasano

Të këshilluara

Sëmuret Hysaj, mungon në stërvitje

Skuadra e Napolit është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri në zonën e Dimaros. Një situatë aspak pozitive në ditën e pestë të stërvitjes për mbro...

15:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI