Flash

Skandali/ Dalin emailet e lidhjes së Trump me Rusinë

Lapsi.al 11 July 2017
Skandali/ Dalin emailet e lidhjes së Trump me Rusinë

Djali i madh i presidentit Donald Trump ka pranuar se gjatë fushatës elektorale ai ka takuar një avokate ruse, të njohur për lidhjet e saj të forta me Kremlinin e cila i ka premtuar se do ta furnizonte me materiale kundër Hillari Klintonit. Donald Trump Junior publikoi të martën në lologarinë e tij në Twitter një shkëmbim e-mailesh, nga të cilët del se ai kishte biseduar rreth planeve për të dëgjuar informacione që dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Me materiale dhe dokumenta që inkriminojnë Hillari Klintonit gjatë tratativave që ajo ka pasur me Rusinë. Këto dokumente mund të jenë shumë të nevojshme për babain tuaj” shkruhet në një email të 3 qershrit 2016 email të cilin agjenti I reklamave Bob Goldstone i dërgon Trump JR. Në një tjetër dokument Goldstone shkruan se bëhet fjalë për informacione të nivelit të lartë dhe shumë sensibël por që janë pjesë e mbështetjes që qeveria ruse do të japë për zotin Trump”.

Në e-maile, dhënia e këtyre informacioneve përshkruhet si pjesë e mbështetjes së “Rusisë dhe të qeverisë së saj për zotin Trump”.

Këto e-maile janë prova e parë dokumentare që tregojnë se një bashkëpunëtor i lartë i zotit Trump ishte angazhuar me vetëdije me atë që besohej se ishte një përpjekje e qeverisë ruse për të ndihmuar kandidatin Trump në zgjedhje.

Në njërin nga emailet dërguar djalit të zotit Trump, Don Trump Jr, Rob Goldstone përpiqet të rregullojë një takim me një avokate, të cilën ai e përshkruan si “avokate të qeverisë ruse”.

Zoti Trump Jr. ishte mjaft i angazhuar në fushatën presidenciale të babait të tij.

Ai i publikoi e-mailet të martën në Twitter dhe lëshoi një deklaratë, ku thoshte se po e bënte këtë për të qenë “tërësisht transparent”. E-mailet me agjentin publicitar Rob Goldstone tregojnë se zotit Trump Jr. i ishte thënë se qeveria ruse kishte informacione që mund të “inkriminonin” zonjën Clinton dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Goldstone i shkruante zotit Trump Jr. se informacioni që do të merrte “do të ishte shumë i dobishëm” për të atin e tij, kandidatin Trump. Goldstone po punonte për ta lidhur zotin Trump Jr. me avokaten ruse Natalia Veselnitskaya, e cila më vonë u takua me zotin Trump Jr. në Nju Jork, në Kullën Trump. Veselnitskaya mohon se ka punuar ndonjëherë për qeverinë ruse.

“Nëse kjo është e vërtetë, e dua këtë informacion, sidomos më vonë gjatë verës,” iu përgjigj Goldstone-it, Trump Jr. në një nga emailet. Mesazhet datojnë në fillim të qershorit 2016.

Të shtunën, Trump Jr e përshkroi takimin me avokaten si një “takim të shkurtër fillestar”, i përqendruar te birësimet amerikane të fëmijëve rusë.

Një ditë më vonë, Trump Jr e ndryshoi versionin e tij, duke pranuar se i ishte thënë paraprakisht se Veselnitskaja mund të kishte informacion “të dobishëm” për fushatën Trump dhe gjatë takimit iu tha se ajo kishte diçka për kandidaten Clinton.

Të këshilluara

FOTO/ Ivanka Trump si Sharon Stone

Vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e medieve. Paraqitja e saj në samitin e G20 në Hamburg të Gjermanisë u konsideru...

21:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI