Flash

Policia "prish" koncertin e Genës, arreston kompozitorin (VIDEO)

Lapsi.al 11 July 2017
Policia "prish" koncertin e Genës, arreston kompozitorin (VIDEO)

Qytetarët që ndodheshin në një lokal në Dhërmi mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar këngëtarin Gena me siguri janë tronditur pasi një numër i madh oficerësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të armatosur me shkopinj gome dhe jelekë antiplumb, mësynë lokalin.

Siç shihet në videon e siguruar nga Xing.al, forcat e FNSH-së janë ngjitur në skenë ku dhe vunë në pranga kompozitorin dhe muzikantin e njohur Edlir Begolli. Arsyeja e arrestimit siç ka bërë të ditur vetë Begolli ka qenë për shkak të volumit të muzikës. “Ishim duke bërë muzikë si gjithmonë ndërkohë që policia kishte ardhur jashtë lokalit. Në atë moment Gena zbriti nga skena dhe unë isha ende lart për të mbyllur muzikën.”- rrëfen kompozitori dhe muzikanti i njohur. Ai shpjegon se ndërkohë që ndodhej ende në skenë, thuajse ishte rrethuar nga uniformat blu të cilët qartazi ishin përgatitur ta arrestonin. “Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më cuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi.”- shpjegon Begolli. “Kam mbetur i shokuar dhe s’do doja të përsëritej më një gjë e tillë pasi për një artist është tronditëse të trajtohet në një mënyrë të tillë si të ishte një kriminel.”- përfundoi ai. Sakaq në fund të videos shihet sesi publiku duartroket me ironi forcat e policisë për arrestimin.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI