Flash

Milan luan sot ndeshjen e parë, shikoni formacionin

Lapsi.al 11 July 2017
Milan luan sot ndeshjen e parë, shikoni formacionin

Del më në fund në fushë Milani i ri. Luhet këtë mbrëmje sfida e parë e një skuadre thuajse e gjitha e re pas 7 blerjeve të kësaj vere. Milan do të luajë me Luganon e Zvicrës ku aktivizohet Armando Sadiku. Të gjithë presin me interes të shohin blerjet e Milan. Trajneri Montella ka deklaruar se do të aktiviziojë të gjithë, por jo nga fillimi. Kështu në mbrojtje do të jetë Musacchio dhe Rodriguez ndërsa Kessie dhe Çalhanoglu në mesfushë ndërsa Borini duhet ta nisë nga pankina. Kurioziteti është për Çalhanoglu që nuk do të jetë trekuartist dhe as anësor ofensiv por mezz'ala duke zëvendësuar pozicionin me Bonaventura. Abate do të luajë me syze të stilit Davids. Jashtë fushe Romagnoli dhe Suso ende të paqartë për të ardhmen.

FORMACIONI I MUNDSHEM

MILAN (4-3-3): Storari; Abate, Musacchio, Paletta, Rodriguez; Kessie, Montolivo, Çalhanoglu; Niang, Bacca, Bonaventura. Trajner: Montella./LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI