Flash

F1/ Bottas fiton në Austri; Vettel dhe Ricciardo në podium

Lapsi.al 9 July 2017
F1/ Bottas fiton në Austri; Vettel dhe Ricciardo në podium

Valtteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, një garë që e dominoi nga fillimi në fund, edhe pse në dy xhirot e fundit Sebastian Vettel e rriti shumë presionin ndaj pilotit finlandez të Mercedesit.
Në vend të tretë e përfundoi garën Daniel Ricciardo me Red Bull. Edhe australiani arriti të mbrohej nga sulmi i Lewis Hamilton në xhirot e fundit, duke u ngjitur në podium edhe një herë tjetër gjatë këtij sezoni.
Me vendin e dytë në Austri, Sebastian Vettel (Ferrari) rrit diferencën me Lewis Hamilton (Mercedes) në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Gjermani tashmë ka 20 pikë avantazh ndaj britanikut./tch/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI