Flash

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit të Venus Williams

Lapsi.al 8 July 2017
VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit të Venus Williams

Policia e Palm Beach ka shpërndarë një video, sipas së cilës, avokatët e tenistes Venus Williams kërkojnë të dëshmojnë se tenistja nuk ka faj në aksidentin rrugor në të cilin u përfshi një muaj, ku mbeti i vdekur një person. Video që është marrë nga telekamerat e sigurisë, tregon makinën e kampiones së tenisit që qëndron pas një tjetër makine në semafor. Më pas ajo nis të kalojë kryqëzimin, ku i duhet të frenojë sërish për t’i hapur rrugë një makine që vinte me shpejtësi nga e majta. Në kohën që niset sërish, ajo goditet nga makina e Linda Barson, burri 78 vjeçar i së cilës mbeti i vdekur nga përplasja. Bashkëshortja e të moshuarit që ishte në drejtim, deklaroi se kaloi semaforin me jeshil, e kundërta e asaj që ka deklaruar Venus Willimas.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI