Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Dosja sekrete/ Hitleri abuzonte seksualisht me mbesën

Lapsi.al 8 July 2017
Dosja sekrete/ Hitleri abuzonte seksualisht me mbesën

Një dosje sekrete zbulon se diktatori gjerman, Adolf Hitler, kishte një fetish seksual shumë të çuditshëm. Studimet e kohës së luftës nga agjencia e inteligjencës amerikane zbulojnë se Hitleri pëlqente ‘seksin e jashtëqitjes’.

Lideri nazist preferonte femrat që e bënin jashtëqitjen, teksa ishin mbi të. Ky zbulim vjen pasi u raportua se Hitleri kishte një mikro-penis dhe vetëm një testikul. Dr. Ëalter C Langer ka studiuar dokumentet dhe thotë se Hitleri ishte koprofiliak- një njeriu që eksitohet nga jashtëqitja.

“Kjo praktikë është niveli më i ulët i degradimit,” - thotë ai. Ishte pikërisht mbesa e tij, Geli Raubal, që ia plotësonte këtë fantazi seksuale. Raubal u gjet e vdekur pak pasi ishte përfshirë në një prej këtyre akteve seksuale. Ajo ishte qëlluar me armën e Hitlerit, por policia thotë se nuk ishte vetëvrasje.

Ajo megjithatë e kishte bërë një rrëfim për fantazitë seksuale të Hitlerit tek miku i Fyhrerit, Otto Strasser. Ky i fundit u arratis nga vendi për shkak se Hitleri e kishte mësuar që sekreti ishte bërë publik. Edhe Ernst Rohm, kreu i Këmishave Gri Naziste, që kishte bërë një koment për fantazitë seksuale të Hitlerit, u gjet i vrarë në vitin 1934.

Raportimet thonë se edhe ylli gjerman i filmave, Renate Mueller, njëherë ishte detyruar të shqelmonte Hitlerin nga vetë Fyhreri, ndërsa ai qëndronte kruspull në dysheme. Ajo u gjet e vetëvrarë./mapo/

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI