Flash

Protestat e dhunshme në Hamburg, izolohen bashkëshortet e liderëve të G20

Lapsi.al 7 July 2017
Protestat e dhunshme në Hamburg, izolohen bashkëshortet e

Kancelarja Angela Merkel i priti në një takim të parë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe të vendeve në ekspansion. Tema e takimit ishte lufta kundër terrorizmit. Ndërkohë, kundërshtarët e takimit të nivelit të lartë, u përpoqën të bllokojnë rrugët që të çojnë në qendrën e takimeve, policia përdori ujëhedhës, automjetet u përfshinë nga flakët.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump nuk largohet dot nga hoteli ku po rri në Hamburg për të ndjekur ngjarjet e G20-ës për arsye sigurie, tha zëdhënësi i saj, të cilin e citon agjencia e lajmeve, dpa.

Bashkëshortet dhe bashkëshortët e liderëve që ndjekin G20-ën po bëjnë një shëtitje turistike në qytetin e Hamburgut, me bashkëshortin e Kancelares, Joachim Sauer. Zonja e parë e SHBA, Melania Trump nuk qe e pranishme në pjesën e parë të programit, që përfshinte një shëtitje me anije në portin e qytetit. Brigitte Macron, gruaja e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorti i Theresa May-t, Philip May ishin të dy në anije. E pranishme qe edhe Sophie Gregoire Trudeau, gruaja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau me djalin e tyre tri vjeç, Hadrien.

Kryeministrja britanike, Theresa May thotë se udhëheqësit e G-20-ës do të përpiqen ta bindin Presidentin e SHBA, Donald Trump që të ribashkohet me Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

"Besoj se kjo është e mundur", i tha ajo televizionit të BBC, por theksoi se marrëveshja nuk do të rinegociohet. "Mesazhi kolektiv që do t'i jepet Presidentit Trump në këtë tryezë do të jetë se është e rëndësishme që Amerika të rikthehet në Marrëveshje dhe shpresoj se do të jem në gjendje që të punoj që kjo të ndodhë."

Protestuesit nuk arritën t'i pengojnë udhëheqësit botërorë që të mblidhen në takimin e G-20-ës, por arritën të pengojnë një ministër gjerman.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble nuk e ndoqi dot siç qe planifikuar një diskutim në podium të premten, për shkak të situatës së tendosur të sigurisë, thanë organizatorët. Diskutimi me temë "G20 Global Classroom" pritej të përfshinte studentë nga disa vende.

Policia e Hamburgut tha se sot në mëngjes, drejt njërit prej helikopterëve të saj u hodh një raketë sinjalizuese, që për pak e goditi helikopterin.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takuan për herë të parë personalisht. Sot paradite pati një shtrëngim të parë duarsh, pasi mbërritjes së të gjithë kryetarëve të shteteve, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. "Ata i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe thanë se do të takohen shpejt veçmas", i tha Peskovi agjencisë së lajmeve Tass. Një takim më i gjatë është parashikuar për pasdite.

Grupi BRICS i shteteve kryesore në ekspansion ekonomik (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut) i bëri thirrje G-20-ës që të çojë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës dhe deklaroi mbështetje për "një sistem tregtar të bazuar në rregulla, transparent, jo diskriminues, të hapur, përfshirës dhe shumëpalësh", si dhe "për zbatimin dhe forcimin e rregullave të OBT për angazhimet", edhe si një kundërshtim i proteksionizmit. Pozicioni i tyre i vë këto shtete kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili e ka nxjerrë vendin nga Marrëveshja e klimës e Parisit dhe kërkon të ndjekë në tregti moton "America First".

/Dojçe Velle

Të këshilluara

Shqiptari godet me thikë ushtarin francez

Një shqiptar goditi me thikë një ushtar francez mesnatën e së martës, në Montpellier. Sipas mediave lokale, në momentin kur ushtari u qëllua, autori shqiptar...

21:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI