Flash

Prapaskena e takimit Trump-Putin, njëri nervoz – tjetri i qetë (VIDEO)

Lapsi.al 7 July 2017
Prapaskena e takimit Trump-Putin, njëri nervoz – tjetri i qetë

Ishte parashikuar të zgjaste 35-45 minuta, por takimi ballë për ballë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe “shefit” të Kremlinit Vladimir Putin shkoi më shumë se 2 orë. Në fund u mësua se palët ranë dakord për një armëpushim në jug-lindje të Sirisë që do të hyjë në fuqi të dielën në orën 12.00 me atë të Damaskut.  

Megjithatë takimi mes të dyve ka qenë mjaft i tensionuar. Presidenti rus tha se ishte i lumtur të takonte personalisht homologun amerikan. Specialistët që komentojnë edhe atë që njihet si “gjuha e trupit” shkruajnë se Putin dukej nervoz në takim. Ai nuk e shihte në sy Trump dhe duart i mbante përgjithësisht të bashkuara, ndoshta për të fshehur ndonjë dridhje të pavullnetshme. Ai që inicioi shtrëngimin e duarve ishte kreu i Shtëpisë së bardhë që dukej më i lirshëm dhe i shpenguar.

“Kemi folur në telefon disa herë për çështje bilaterale dhe ndërkombëtare shumë të rëndësishme, por bisedat telefonike nuk janë të mjaftueshme” – tha Putin. "Nëse duam të zgjidhim çështje bilaterale dhe ato ndërkombëtare kemi padyshim nevojë të takohemi personalisht. Jam i lumtur që munda të takohem dhe shpresoj, siç tha dhe ai që takimi ynë të sjellë rezultate pozitive” – tha Putin.

Ajo që nxiste tension në këtë takim ishte një deklaratë e Trump pak ditë më parë se Moska ishte “agresive dhe destabilizuese”. /lapsi.al/

Të këshilluara

Shqiptari godet me thikë ushtarin francez

Një shqiptar goditi me thikë një ushtar francez mesnatën e së martës, në Montpellier. Sipas mediave lokale, në momentin kur ushtari u qëllua, autori shqiptar...

21:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI