Mimoza Kusari, kryebashkiakja e Gjakovës pasi është zgjedhur deputete e kuvendit të ri të Kosovës, me forcën e saj të re politike, ka vendosur të japë dorëheqjen nga detyra që mbante dhe i ka dhënë vetes të drejtën për pak pushim. Mimoza është parë të pushojë në plazhet e Jugut të Shqipërisë ndërkohë që u ka shkruar një letër të gjatë në Facebok qytetarëve të Gjakovës qytetit që drejton prej 3 vitesh.
Ajo thotë, se që nga momenti i seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, ajo edhe zyrtarisht do të tërhiqet nga detyra e Kryetares së Komunës për këtë mandat Qeverisës.
Kusari u është drejtuar qytetarëve të Gjakovës me këtëo fjalë: “kam ndjerë pafundësisht gëzime e kenaqësi, por edhe dhimbje e mërzi për realitetin që na rrethon. Kemi qeshur e kemi qarë bashkë, kemi festuar dhe përkujtuar bashkë. Kemi pasur suksese e ngecje, përurime dhe kohe pas kohe edhe dështime, po asnjëherë për mungesë vullneti, por për rrethanat e krijuara dhe të trashëguara”, shkruan ajo në Facebook.