Flash

Goal.com: Milan mund të përballet me Skënderbeun në Europa League (FOTO)

Lapsi.al 7 July 2017
Goal.com: Milan mund të përballet me Skënderbeun në Europa

Milan do të nisë aventurën evropiane këtë sezon nga turi i tretë eliminator i Europa League. Skuadra e famshme italiane e Serie A do të duhet të përballet edhe në play off përpara se të shkojë në grupet e këtij kompeticioni. Portali i njohur goal.com ka bërë një parashikim se cilat janë skuadrat që mund të përballet Milan në turin e tretë, ajo që dihet me siguri është se skuadra e Montella nuk do të ketë përballë Zenit, Bilbao, PSV, Everton, Marseille, Gent, Braga dhe Galatasaray pasi me këto do të jetë në një vazo të përbashkët, citon lapsi.al.

Nëse Skënderbeu e kalon turin e dytë ku do të ketë përballë ekipin nga Kazakistani, Kairat Almati do të shohë përballë emra të mëdhenj në futbollin evropian. Kujtojmë që Kairat Almati vitin e kaluar eliminoi nga Europa League, Teutën, ndërsa para 3 vitesh eliminoi Kukësin.

Sipas Goal.com në shortin që do të hidhet në 14 korrik Milan i Vincenzo Montella mund të ketë përballë skuadra suedeze, malazeze, SHQIPTARE, irlandeze, daneze ose polake. Milan mund të anashkalojë skuadra angleze, spanjolle, turke, franceze, portugeze dhe ruse. Kjo për shkak të renditjes së tyre në listën e UEFA-s.

Goal.com bën një listë të skuadrave që Milan mund të gjejë përballë si Liepaja, Brann, Domzale, IFK, Panionios, Odd, Beitar, Baku, AEK Larnaca, Altach, SKENDERBEU, Trencin, Slovan Bratislava, Kabala, AEL Limassol, Videoton, Brondby e Lucerna. Megjithatë është shorti që do të vendosë dhe gjithmonë nëse Skënderbeu do të shkojë deri në turin e tretë.../lapsi.al/

Të këshilluara

Vjen ekipi izraelit, blindohet Tirana

Tirana përballet me Maccabi Tel Aviv nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Europa League. Drejtoria Vendore e Polic...

18:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI