Flash

Shqiptari godet me thikë ushtarin francez

Lapsi.al 6 July 2017
Shqiptari godet me thikë ushtarin francez

Një shqiptar goditi me thikë një ushtar francez mesnatën e së martës, në Montpellier.

Sipas mediave lokale, në momentin kur ushtari u qëllua, autori shqiptar ishte i shoqëruar nga 15 refugjatë të tjerë, po nga Shqipëria.

Ushtaraku ishte duke ecur në rrugë dhe po shoqërohej nga një koleg i tij kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, miku i tij nuk mundi të ndërhynte pasi ishte bllokuar nga refugjatët e tjerë shqiptarë të cilët e kërcënonin me thikë.
Ata u grabitën nga grupi i të rinjve dhe më pas i plagosuri u dërgua për në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani dhe as shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI