Flash

FOTO/ 14 orë rrugë me autobus, sfiliten “demat” e Partizanit

Lapsi.al 6 July 2017
FOTO/ 14 orë rrugë me autobus, sfiliten “demat” e

Udhëtim sfilitës për skuadrën e Partizanit, që u nis ditën e martë drejt Bullgarisë me autobus për të tentuar mrekullinë në stadiumin “Lazur” për përmbysjen e sfidës së humbur 1-3 në Tiranë. Pavarësisht se duket një mision i pamundur, “demat” do të bëjnë detyrën e tyre deri në fërshëllimën e fundit të kësaj sfide që luhet në orën 19:00.

Udhëtimi ka qenë sfilitës, pasi për më shumë se 14 orë skuadra ka udhëtuar me autobus drejt Bullgarisë. Shumë prej lojtarëve kanë gjetur një zgjidhje optimale për t’u shtrirë në dyshemenë e autobusit.

Sukaj dhe Ibrahimi ishin ata që bënë këtë zgjedhje gjeniale, ndërkohë që të tjerët përfituan që të shkrepnin foto për ta shpërndarë këtë moment në rrjetet sociale. Pavarësisht udhëtimit rraskapitës, kur Partizani mbërriti në Burgas u relaksua në pishinë dhe në luks disa orë përpara ndeshjes./panorama/

Sukaj dhe Ibrahimi të shtrirë në dyshemenë e autobusit

Të këshilluara

Vjen ekipi izraelit, blindohet Tirana

Tirana përballet me Maccabi Tel Aviv nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Europa League. Drejtoria Vendore e Polic...

18:54

Strakosha siguron vendin tek Lazio

Thomas Strakosha me sa duket e ka të sigurt vendin e titullarit te Lacio në fillimin e sezonti të ri. Çdo lloj dyshimi është shuar sot, kur u mësua se portieri ...

14:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI