Kelly Carkson komentohet shpesh për faktin që është e shëndoshë.
Një konflikt ka ndodhur me një komentuesin e saj në Twitter, që i ka komentuar në statusin e urimit për festën e pavarësisë: ‘Je e shëndoshë’. Ndonëse komplet pa lidhje me atë që kishte shkruar artistja, Clarkson me sportivitetin më të madh i ktheu përgjigje: ‘Dhe sërish e paparë’. Replika e këngëtares ka marrë mbështetje nga shumë prej ndjekësve të saj, që e kanë ripostuar në llogaritë e tyre. “Unë jam e paparë! Nuk më shqetëson fare. Është një botë e lirë. Thuaj çfarë të duash. Nuk më ka interesuar asnjëherë mendimi i njerëze. Më shumë ka rëndësi të jem e lumtur, me vetbesim dhe të ndihem mirë. Nuk pres pëlqimin e askujt,” ka vijuar Kelly.
