Siç ndodh rëndom me ish-të dashurat e djalit të vetëm të familjes Kardashian, edhe mamaja e vajzës së tij, pati sërish rastin të jetë protagoniste e disa postimeve demaskuese të njëpasnjëshme në Instagram.
Rob pasi mori vesh se Chyna e ka tradhëtuar jo me një, por me tetë persona në më pak se një muaj, vendosi të tregojë gjithçka publikisht. Ai ka publikuar një video të ish-partneres së tij duke u puthur me një reper të quajtur Ferrari dhe ka vijuar duke e akuzuar, pasi sipas tij lidhja dhe më pas lindja e vajzës ishte një plan i mirëmenduar nga ana e Chyna-s për t’u hakmarrë ndaj familjes Kardashian, pasi Kylie u lidh me Tyga-n, babain e djalit të saj. Përpos kësaj Rob shkruan se gjithçka Chyna ka dashur është të përfitojë nga pasuria e tij dhe ai, i verbuar nga dashuria, është bindur. Siç u bind kur pagoi 100 mijë dollarë për ndërhyrjen e saj për të rrëzuar kilet e tepërta pas lindjes, ndërkohë që e gjithë bota mendonte se thjesht ishte dobësuar. Të njëjtat simptoma ka shfaqur Rob edhe pas ndarjes nga Rita Ora, ku e akuzoi publikisht në Twitter se ka shkuar me 20 persona gjatë kohës që kanë qenë bashkë.

