Flash

Presioni perëndimor që po krijon superfuqinë “Rusi-Kinë”

Lapsi.al 5 July 2017
Presioni perëndimor që po krijon superfuqinë

Rusia dhe Kina kanë arritur nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe kjo falë krizës ukrainase dhe sanksioneve perëndimore.

Samiti në Moskë mes Vladimir Putin dhe Xi Jinping, të hënën informal dhe dje zyrtar, ishte i domosdoshëm për të hedhur firmën, mbi një seri marrëveshjesh të planifikuara gjatë forumit “Një Brez, Një Rrugë” në 14 dhe 15 maj në Pekin. Shkëmbimet tregtare dypalëshe kanë arritur afro 100 miliardë dollarë (10 miliardë nga sot, deri në fund të vitit), një shifër që pritet të dyfishohet deri në vitin 2020.

“Aspektet ekonomike janë gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë – tha Putini gjatë samitit – por ne po merremi me shumë çështje të tjera. Është i rëndësishëm bashkimi i përpjekjeve tona në arenën ndërkombëtare, në fushën e sigurisë, në luftën kundër kërcënimeve si dhe sfidat bashkëkohore”.

Presidenti kinez, duke iu drejtuar Putinit, kujtoi se “në mesin e të gjithë udhëheqësve të huaj, me të kam marrëdhënie më të afërt. Në këto vite ne jemi takuar 22 herë, gjë që reflekton karakterin e veçantë të bashkëpunimit tonë”.

Vendimi rus për t’iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimeve për Infrastrukturën, e krijuar nga Kina, tregon se si qeveria ruse ka ndërruar ndjeshëm timonin për nga lindja, duke kërcënuar dominimin amerikan në zonë, përcjell bota.al. Më 20 dhjetor, 2019 do të vihet në punë gazsjellësi “Fuqia e Siberisë” për eksportet e gazit rus në Kinë.

Bashkëpunimi mes dy superfuqive ka shkuar edhe më tej. Kina dhe Rusia kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim në sektorin e hapesirës, e cila krijon një program të përbashkët të eksplorimit të Hënës.

Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm, është ai ushtarak. Putin dhe Xi Jinping kanë diskutuar edhe për aktin e radhës të forcës (raketat ndërkontinentale drejt Japonisë) të bërë nga diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un, duke rënë dakord që së bashku të ndërhyjnë për një zgjidhje të mirëfilltë të çështjes në Gadishullin Korean, nëpërmjet dialogut dhe negociatave. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI