Flash

Patty Jenkins thyen rekord me "Wonder woman"

Lapsi.al 5 July 2017
Patty Jenkins thyen rekord me "Wonder woman"

Portretizimi i ri i gruas me fuqi të jashtëzakonshme ka sjellë 334.9 milionë dollarë fitime nga shitja e biletave në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke e kthyer filmin në debutimin më të suksesshëm të brendshëm të një regjisoreje femër.

Patty Jenkins theu edhe rekordin e vendosur nga Sam Taylor-Johnson me “Fifty Shades of Grey”, i cili grumbulloi 85.1 milionë dollarë gjatë prezantimit në vitin 2015. “Wonder Woman”, me aktoren izraelite Gal Gadot në rolin e protagonistes kryesore, është pritur përgjithësisht mirë nga kritika, shkruan top channel. “Wonder Woman” është i pari film me superheronj që drejtohet nga një grua. “Hollywood”, sidomos për filma të tillë, ngurron shumë që të punësojë një regjisore femër. Megjithatë, subjekti e ka bërë efektin e vet te fansat. “Ka diçka të veçantë te historia e një gruaje të jashtëzakonshme si kjo, që i bën njerëzit për vete”, thonë ekspertët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI