Flash

Strakosha siguron vendin tek Lazio

Lapsi.al 4 July 2017
Strakosha siguron vendin tek Lazio

Thomas Strakosha me sa duket e ka të sigurt vendin e titullarit te Lacio në fillimin e sezonti të ri. Çdo lloj dyshimi është shuar sot, kur u mësua se portieri Federiko Marketi, nuk është paraqitur në klinikën e klubit për të bërë vizitat e zakonshme mjekësore. Sipas mediave italiane, Marketi pritej të ishte mes futbollistëve të Lazios të cilët ishin programuar të bënin vizitat në klinikën Padeia në Romë. Por ai ishte i vetmi që mungoi dhe për të gjithë duket e qartë se Marketi nuk ka ndër mend që të qëndrojë te Lacio. Portieri italian ka refuzuar idenë që të qëndrojë në stol gjatë sezonit për të parë Strakoshën teksa luan dhe po kërkon largimin drejt një skuadre tjetër, ku të mund të luajë rregullisht, apo të paktën të jetë pjesë e një klubi me objektiva shumë më ambiciozë.

Të këshilluara

VIDEO/ Gjermania kampione e kampionëve

Moment i artë për futbollin Gjerman. Pas triumfit të 21-vjecarëve në evropian edhe Gjermania e perspektivës e Joachim Loew fiton Kupën e Konfederatave duke mpos...

20:44

VIDEO/ Gafë e Kilit, Gjermania në avantazh

Po luhet finalja e Kupës së Konfederatave mes Gjermanisë dhe Kilit dhe sapo është shënuar goli i parë. Gjermanët përfitojnë nga një gabim i mbrojtjes kiliene dh...

18:56

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI