Flash

FOTO/ Nga Ilda te Vilma dhe Viola... zhvishen gazetaret e sportit

Lapsi.al 4 July 2017
FOTO/ Nga Ilda te Vilma dhe Viola... zhvishen gazetaret e sportit

Mbyllja e sezonit futbollistik u ka dhënë më në fund kohë të lirë bukurosheve të ekranit për të pushuar. Edhe pse në TV dalin gjithnjë të kuruara dhe elegante në veshje, të… zhveshura sigurisht të lënë me gojë hapur.

vilma3

vilma2

vilma1

vilma

Nëse Ilda Bejlerin, Marina Vjollcën dhe Viola Spiron jemi mësuar që t’i shohim shpesh me bikini, e njëjta gjë nuk vlen për Vilma Mashën. Edhe pse nuk e ka postuar vetë foton, por një mikesha e saj, më në fund kemi mundësinë që të shohim hijeshinë e ish-misit, e cila prej vitesh drejton “Gol pas Goli”.

viola5

viola4

viola3

viola2

viola1

viola

Futbolli sigurisht nuk do të kishte kuptim pa ato, të cilat janë ndoshta femrat më joshëse dhe më tërheqëse, aq sa dhe sportdashësit nuk i kursejnë kurrë komentet e tyre. Pas një viti të lodhshëm, të ngarkuar me ngjarje sportive, moderatoret e emisioneve sportive po shijojnë sezonin e verës. Pushimet kanë nxjerrë në pah edhe anën sensuale të tyre, ku provojnë bikini shumëngjyrëshe për t’u ndier komode, por edhe për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e fansave të tyre.

marina4

marina3

marina2

marina1

marina

Vilma ka preferuar Malin e Zi, më konkretisht Kotorrin, në këto ditë të para të korrikut. Marina e “Procesi Sportiv” ka zgjedhur Meksikën dhe Majamin për këtë fillim vere, ndërsa nën shoqërinë e të fejuarit të saj Getoar Selimi nuk ka ngurruar që të kënaqë edhe syrin e ndjekësve të saj në “Instagram” me fotot e postuara. Së fundmi, biondja ka publikuar disa imazhe me një fustan të gjelbër dhe të hapur, ku duket tejet seksi dhe joshëse.

ilda2

ilda1

ilda

Viola Spiro e “Ora Skaner” prej kohësh ka nisur një tur, ndërsa nën shoqërinë e të dashurit të saj ka vizituar vende si Monte Karlo në Monako apo Kapri në Itali. Gjithnjë perfekte jo vetëm në veshje, por mbi të gjitha në forma.

Sakaq, moderatorja e emisionit “Bar Skedina”, Ilda Bejleri, e cila njihet edhe për bukurinë dhe format e saj të bollshme, ka postuar një foto nga pushimet e saj në Zakinthos, ku duket më shumë se provokuese dhe “e përvëluar” nga rrezet e diellit.

E vetmja që nuk ka startuar pushimet është e bukura e “Champions”-it në “Vizion Plus”, Eva Murati, e cila nuk ka postuar ende foto nga plazhi, të cilat i ka shtyrë për më vonë shkruan Panorama.

Të këshilluara

VIDEO/ Gjermania kampione e kampionëve

Moment i artë për futbollin Gjerman. Pas triumfit të 21-vjecarëve në evropian edhe Gjermania e perspektivës e Joachim Loew fiton Kupën e Konfederatave duke mpos...

20:44

VIDEO/ Gafë e Kilit, Gjermania në avantazh

Po luhet finalja e Kupës së Konfederatave mes Gjermanisë dhe Kilit dhe sapo është shënuar goli i parë. Gjermanët përfitojnë nga një gabim i mbrojtjes kiliene dh...

18:56

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI