Të gjithë e dimë se Zaimina është e dashuruar, dhe se historia e saj zgjat prej vitesh e se së shpejti do të kurorëzohet në martesë.
Dimë gjithashtu se i dashuri i saj Klodi e llaston pafund , duke parë surprizat që i bën (kujtojmë këtu propozimin me unazë diamanti në Maldive).
Por këngëtarja imazhin e tij e ka ruajtur me fanatizëm, pasi me sa duket djaloshit nga jeta publike i pëlqen vetëm e dashura e tij dhe asgjë tjetër. Ndaj Zaimina kurrë nuk publikon foto me të. Por kësaj here shoku i saj balerin e ka “tradhëtuar” padashur. Emisioni “Fun Day” në “IN TV” ka siguruar këto foto të çiftit ku shihen gjatë ditëlindjes së këngëtares pak ditë më parë. Miku i ngushtë i Zaiminës, balerini i njohur Graciano Tagani ka postuar disa video në Instastory. Graciano uronte Zaiminën, por padashur zbuloi edhe partnerin e saj. Çifti ishin ulur në krye të tavolinës.