Flash

Çfarë ofron Kina për të ndaluar programin atomik të Kim Jong-un

Lapsi.al 4 July 2017
Çfarë ofron Kina për të ndaluar programin atomik të

Kina synon të nxisë SHBA-në dhe Korenë e Jugut të ndalojnë manovrat ushtarake në Gadishullin Korean në këmbim të pezullimit të programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, njoftoi sot ambasadori kinez në OKB.

Gjithashtu, ambasador Liu Jieyi paralajmëroi se nëse tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen, situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja katastrofike.

Liu shpreson të fitojë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një “Package Solution” (paketë zgjidhjeje) për të lehtësuar tensionet në Gadishullin Korean.

“Paketa përfshin pezullimin e testimit bërthamor dhe balistik në pjesën e Republikën Popullore Demokratike të Koresë DPRK (Korenë e Veriut) dhe ndalimin e stërvitjeve ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Koresë.” - tha Liu.

Në një bisede telefonike sot në mëngjes, presidenti kinez, Xi Jinping i tha presidentit të SHBA-së, Donald Trump se marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin prekur nga faktorët negativ, pas vendosjes së sanksioneve të reja të Trump ndaj Bankës së Dandongut në Kinë e dyshuar për lidhjet e saj me Korenë e Veriut.

Të këshilluara

Shuhet “Fantozzi”

Ka ndërruar jetë në Romë aktori Paolo Villaggio, në moshën 84-vjeçare. I famshëm për rolin e Ugo Fantozzit, aktori nga Xhenova kishte disa ditë që ishte shtruar...

06:50

Furi sulmesh vetëvrasëse në Siri

Të paktën 8 përsona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm me bomba vetëvrasëse në kryeqytetin sirian, Damask. Sipas televizionit...

13:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI