Flash

Skandali i ri i Trump. Zihet me grushta me CNN (video)

Lapsi.al 3 July 2017
Skandali i ri i Trump. Zihet me grushta me CNN (video)

Një video e postuar nga presidenti amerikan Donald Trump ka ngjallur një furtunë të vërtetë në ShBA. Politologë, opinionistë, gazetarë e kanë komentuar atë gjatë gjithë të dielës jo vetëm si një shkelje flagrante e lirisë së fjalës, por edhe si një akt që me simbolikën e tij nxit dhunën e deri edhe vrasjen.
Trump nxorri në llogarinë e tij në twitter një sekenë të vjetër, ku në një arenë ketchi ai duket duke u përleshur me kundërshtarin e tij. Por pamjet e dikurshme kanë pësuar një maontazh. Në vend të fytyrës së kundërshtarit është vënë stema dhe logoja e kanalit të njohur CNN, i cili ka qene shpesh targeti kryesor i sulmeve të miliarderit.
Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur një valë të fortë reagimesh përtej oqeanit. Lapsi.al ka ndjekur furine e komentatorit Frank Rich i cili e ka parë këtë si një provë të cmendurisë së presidentit dhe e ka analizuar atë si një thirrje të hapur për dhunë fizike ndaj gazetarëve.
Po, me të njëtën gjuhë gazetarja Katy Tur ka komentuar se kjo thirrje për dhunë tregon se Trump mund ta godiste me duart e tij një kundërshtar dhe madje mund ti paguante me kënaqësi shpenzimet e avokatëve atij që do e bënte këtë.
Lapsi.al ka ndjekur gjithashtu komentin e ish politikanit dh drejtuesit televiziv Jerry Springer i cili tha se presidenti nuk është i ndërgjegjshëm dhe nuk ka idenë e dinjitetit dhe shenjtërisë që kërkon detyra e tij. Në të njëjtën linjë ishte edhe editorialistja  Ana Navarro e njohur për qëndrimet e saj shumë pranë republikanëve.  "Kjo histori ka shkuar shumë larg. Presidenti nxit dhunën ndaj lirisë së shtypit. Amerika nuk mund ta pranojë këtë" tha ajo. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Shuhet “Fantozzi”

Ka ndërruar jetë në Romë aktori Paolo Villaggio, në moshën 84-vjeçare. I famshëm për rolin e Ugo Fantozzit, aktori nga Xhenova kishte disa ditë që ishte shtruar...

06:50

Furi sulmesh vetëvrasëse në Siri

Të paktën 8 përsona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm me bomba vetëvrasëse në kryeqytetin sirian, Damask. Sipas televizionit...

13:06

FOTO/ I nxehti ekstrem shkrin asfaltin

Një qytet në Iran ka regjistruar të enjten pasdite temperaturën më të nxehtë që ka goditur ndonjëherë vendin dhe mund te këtë arritur edhe rekordin botëror për ...

17:16

Një shtet-mafie brenda BE-së

Nga Bálint Magyar BUDAPEST – Pas rënies së komunizmit, shumë prej nesh në Evropën Qendrore dhe Lindore kishim shpresuar se rajoni do të shkonte drejt demokra...

08:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI