Flash

Për ditëlindjen e saj Barbana kujton Ergin (FOTO)

Lapsi.al 3 July 2017
Për ditëlindjen e saj Barbana kujton Ergin (FOTO)

Si sot një vit më parë, familja Dini festuan ditëlindjen e Barbanës në një drekë familjare dhe Ergi i bëri një urim publik të motrës: “Gëzuar ditëlindjen, shpirt”

Sot, Barbana kujton atë ditë dhe falenderon të gjithë ata që e kanë uruar duke u shprehur se nuk ka asgjë që të mund të zëvendësojë dashurinë njerëzore. Ajo bën thirrje të falim dashuri, sepse gjërat e tjera nuk kemi për t’i marrë me vete. Barbana thotë se urimet i kanë mbushur zemrën, por shton se e di se ato nuk do të plotësohen kurrë.

“E vetmja gjë e bukur e kësaj ditëlindjeje është dashuria, pozitiviteti dhe përzemërsia që përcillni në urimet tuaja për mua. Të afërm, shokë, kolegë, miq realë dhe virtualë, ju falenderoj nga zemra për urimet edhe pse jam e vetëdijshme që ato nuk do të plotësohen kurrë.

Nëse ka diçka për të cilën ndihem me fat jeni pikërisht ju!

Dhuroni sa më shumë dashuri çdo ditë, për çdo person që takoni; është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë bota sot, nuk do marrim asgjë me vete, kjo është e sigurt! Ju dhuroj gjithsecilit përqafimin më të ngrohtë!”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI