Flash

Dikur mikesha, ndërsa sot Soni Malaj bën këtë reagim ndaj Elvana Gjatës

Lapsi.al 3 July 2017
Dikur mikesha, ndërsa sot Soni Malaj bën këtë reagim ndaj

Miqësinë mes vazjave nuk arriti ta prishë as emëruesi i tyre i përbashkët, Flori Muamjesi. Kjo

sepse që të dyja këngëtaret kanë përfolur për një lidhje me producentin. Madje që të dyja i shihje të qeshnin me njëra-tjetrën ndërkohë që Soni dhe Flori ishin në një lidhje. Por si duket pas atyre buzëqeshjeve fshihej edhe e vërteta e marrëdhënies së tyre.

Pasi Soni u nda nga Flori dhe u largua edhe nga menaxhimi i tij, marrëdhënia me Elvanën  u ftoh. Këtë e përforcon edhe deklarata e saj e dhënë pas kaq vitesh. Teksa ka folur për “Prive” këngëtarja ka cekur edhe trendin e momentit; kontrata ndërkombëtare.

 “Që të kalosh në treg ndërkombëtar nuk mjafton të bashkëpunosh me një producent apo këngëtar të huaj. Unë duke qenë se kam patur edhe oferta, jam e mirëinformuar. Pyetja e parë që duhet të bësh është çfarë të ardhurash do të kthehen mbrapsht, nuk është çështja të harxhosh mijëra dollarë për të bashkëpunuar me njerëz të njohur dhe në fund të mos bësh asgjë. Gjëja e parë është kontrata ‘A list’ ku studioja diskografike është shumë e interesuar për ty si talent, të merr përsipër, investon mbi ty, të reklamon, të promovon, ka një plan për ty. Është albumi, faza e promovimit me koncertet nëpër të gjithë botën, pastaj vë vulën tënde si artiste në botë. Nuk mjafton të bësh një këngë, kjo nuk është të çash tregun ndërkombëtar. Mbase është pak e gabuar kjo këtu.”

Por pjesë e pyetjeve të bëra nuk mund të mos ishte edhe Elvana Gjata e cila ëhstë shembulli më i freskët për këtë fakt.

Edhe pse larg e larg, Soni pranoi se e ka dëgjuar këngën e re të Elvanës, edhe pse nuk e përmendi për asnjë moment emrin e saj.

 “Sikurse kam parë edhe ‘Four Seansons’ të Dafina Zeqirit apo ‘Redrum’ të Era Istrefit, kushdo nga artistët tanë që bën përçapje për të shkuar në botë, ashtu si edhe Bleona Qerreti ka bërë me Timbaland, mos ta harrojmë këtë, se Bleona ka ecur goxha përpara, padiskutim që kanë jo vetëm përkrahjen time, por të gjithë publikut shqiptar dhe gjithmonë me shpresën se dikush do nënshkruajë atë kontratën ‘A list’ që thashë më parë”, përfundoi ajo.

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI